Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ishte me pushime në Himarë, aksidentohet 22-vjeçarja australiane/ U desh ndërhyrja e policisë kufitare

Ishte me pushime në Himarë, aksidentohet 22-vjeçarja

Policia e Himarës ka njoftuar se pasditen e sotme një shtetase australiane ka mbetur e bllokuar në Gjirin e Filikurit pasi ishte dëmtuar aksidentalisht.

Kanë qenë blutë e qytetit që kanë ndërhyrë menjëherë përmes detit për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë 22-vjeçares dhe transportimit të saj drejt spitalit.

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore