
Truprojat të pavëmendshëm?! Si i shmangu Gert Shehu, veprimet e dyshimta që kreu para sulmit ndaj Berishës (VIDEO)
Një situatë e paprecedentë u regjistrua në nisje të protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kur 31-vjeçari Gerti Shehu, arriti të depërtojë përballë ish-kryeministrit, duke e goditur këtë të fundit me grusht në fytyrë. Por si ndodhi ngjarja dhe si arriti 31-vjeçari të depërtonte deri tek ish-kryeministri.
Teksa ish-kryeministri marshonte i ndjekur nga një turmë simpatizantësh, 31-vjeçari qëndronte pranë ish-hotel ‘Dajtit’. Me të parë ish-kryeministrin që po afrohej, autori është drejtuar drejt Berishës, por që është konstatuar teksa bënte veprime që tërhiqnin vëmendjen. Herë dukej sikur imitonte kameramanët e herë sikur bënte gati grushtet për një ndeshje boksi.
Kjo ka bërë përshtypje si ndër gazetarë ashtu edhe tek disa dëshmitarë okular, të cilët pas kamerave u shprehën se ndjenin keqardhje, se dukej sikur vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në momentin që ish-kryeministri po afrohej tek podiumi, 31-vjeçari ka përfituar nga kameramanët dhe gazetarët, duke qëndruar pas tyre. Në një moment ai arrin të kalojë mes 2 kameramanëve dhe të qëllojë ish-kryeministrin. Lëvizja e autorit Gerti Shehu, ishte aq e shpejtë, sa asnjë prej të paktën 4 shoqëruesve të ish-kryeministrit, dy prej të cilëve u kalon ngjitur, nuk arritën ta ndalojnë.
Pas këtij sulmi 31-vjeçari është neutralizuar nga ekipi i sigurisë dhe më pas është dërguar drejt selisë blu, ku sërish mbështetës të ish-kryeministrit kanë tentuar ta godasin. Ka qenë ekipi i sigurisë së ish-kryeministrit që e neutralizoi agresorin, si dhe ish-zëvendësdrejtori i policisë Erzen Breçani që nuk kanë lejuar goditjen e mëtejshme të këtij të fundit, duke e futur brenda selisë deri në mbërritjen e policisë së shtetit dhe ambulancës me të cilën u bë transporti i tij drejt spitalit të traumës, e më pas në komisariat.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




