Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Trupin ia tërhoqën zvarrë/ U vra apo ra nga lartësia? Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali plot MISTER (EMRI)

Trupin ia tërhoqën zvarrë/ U vra apo ra nga lartësia? Vdekja

Pak ditë më parë në komunën Montecatini Val di Cecina në qytetin e Pizës një shtetas shqiptar humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e vilës luksoze ku po punonte.

38-vjeçari shqiptar Bektash Mesje humbi jetën pasi u rrëzua nga 8 metra lartësi. Hetuesit italianë që po merren me këtë çështje kanë shumë pikëpyetje në lidhje me rrethanat e vdekjes së shqiptarit pasi trupi i tij është zhvendosur nga vendi ku thuhet se është rrëzuar.

Vila ku po punonte shqiptari është vënë nën sekuestro pasi aty nuk kishte kantier ndërtimi me standardet dhe sigurinë e duhur.


Hetuesit kanë dyshime për vdekjen e shqiptarit pasi sipas gjetjeve të para të autopsisë, ai nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës në të cilën u gjet i pajetë në katin e parë. Ai ka rënë nga një skelë rreth 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. Hetuesit duan të dinë se përse trupi i shqiptarit është zhvendosur dhe pse është simuluar rënia e tij "aksidentale" nga një vend tjetër nga skela.

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte punëtori, një kontraktor ndërtimi nga Santa Croce sull'Arno dhe një person tjetër dhe një shqiptar 45-vjeçar pasi dyshohet se ka zhvendosur trupin e shqiptarit nga vendi ku ai ishte rrëzuar në vendin ku u gjet nga policia. Ka dyshime se këta dy persona kanë fshehur dhe simuluar vdekjejen e shqiptarit për arsye të tjera përveç rënies së skelës.

Dy janë pistat ku po hetojnë autoritetet, e para është ajo që "kantieri" i ndërtimit ishte jo sipas standardeve të duhura dhe e dyta mundësia që shqiptari i vdekur të ketë qenë pa kontratë pune.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore