Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Trupi i të vëllait mbërriti në Shqipëri pa zemër, e motra e Saimir Sulës apel autoriteteve: Bëni një test ADN-je…

Trupi i të vëllait mbërriti në Shqipëri pa zemër,

Motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në rrethana misterioze në Spitalin del Mar në Spanjë në vitin 2020, ka protestuar para kryeministrisë.

Majlinda Sula u kërkoi autoriteteve që t’i japin përgjigje se pse trupi i të vëllait mbërriti në Shqipëri pa zemër.

“Hajdeni këtu dhe shpjegoni nënës së Samirit pse nuk erdhi zemra e tij? Pse zemra e Saimirit është ndarë nga trupi i tij, pse nuk ka ardhur në Shqipëri për të bërë provën AND-së se ajo zemër nuk i përket Saimirit”, thotë ajo.

Vdekja e të riut

Saimir Sula kishte shkuar në spital pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid. Por ai u kthye në atdhe i vdekur dhe pa zemrën e tij në trup.

Familja e Saimir Sulës kërkon bërjen e analizës së ADN-së për zemrën që iu dorëzua disa javë më pas nga autoritetet spanjolle.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00, teksa pandemia ishte ende në fazën fillestare.

I riu shqiptar Saimir Sula hyri në Spitalin del Mar të Barcelonës i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test Covid, i cili i doli negativ.

Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. Tetëmbëdhjetë orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, autoritetet kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord.

Majlinda nuk e pranoi një kërkesë të tillë sepse pa mavijosje në trupin e vëllait. Ajo argumentoi se kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë, ku gjatë autopsisë u konstatua se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Familja kërkoi shpjegime nga Hospital del Mar në Barcelonë për arsyet e vdekjes së papritur të njeriut të afërm. Ata denoncuan në Barcelonë mbërritjen e trupit pa zemër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore