Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Trupat e copëtuar të çiftit Pasho u gjetën në valixhe, ja versioni i ri autores së krimit: Kam 3 fëmijë…

Trupat e copëtuar të çiftit Pasho u gjetën në

Ditën e djeshme është zhvilluar seanca gjyqësore për vdekjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Paolieri në Firence. Gjysmë ore pas nisjes së seancës iu dha fjala Elona Kaleshit, 38 vjeçares, me origjinë shqiptare dhe e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, prindërit e ish të dashurit të saj Taulant, trupat e të cilit u gjetën në vitin 2020 të fshehura në valixhe të hedhura pranë Sollicciano.

Elona, ??zbulon për herë të parë publikisht, se ka dhe 2 fëmijë (përveç një të treti të njohur prej disa kohësh nga një lidhje tjetër):

“Janë fëmijët e mi dhe të Taulantit” të cilët janë dhënë për birësim në lindjen. Ndërsa e pandehura rindërtonte të vërtetën e saj, ish i dashuri në sallën e gjyqit tundi kokën, derisa kërkoi që ta linin të dilte nga salla e gjyqit për disa minuta. Tashmë hetuesit do të marrin ADN-në e Taulantit në krahasim me atë të dy fëmijëve për të parë nëse ka përputhje gjenetike. 

Më pas, pak para zhdukjes së Pashos, 38-vjeçarja kishte pasur edhe një shtatzëni të katërt. “Me Taulantin – thotë e pandehura – kam mbetur shtatzënë (herën e fundit) edhe në vitin 2015. E kemi ngjizur në zonën e gjelbër të burgut Sollicciano. Dhe më pas kam abortuar më 27 tetor. Për shtatzëninë e dinte vetëm Taulanti, prindërit jo”, thotë Elona, ??e cila mund të ketë qenë një nga personat e fundit që ka parë çiftin para zhdukjes së tyre. “Isha në shtëpi, më thirri Teuta për të më kërkuar një hekur dhe një karrocë, i arrita rreth orës 14.00.'- ka vijuar më pas rrëfimin e saj. 

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore