Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tronditet Elbasani/ Ekzekutohet vëllai i një prej grabitësve të 4.6 mln eurove në Rinas (Detaje)

Tronditet Elbasani/ Ekzekutohet vëllai i një prej grabitësve

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019, raporton “Shqiptarja.com”

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para një

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore