
TRONDITET Durrësi/ Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet i moshuari, posedonte lëndë narkotike
Një 65-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe u largua menjëherë për t’i shpëtuar Policisë.
Në banesën e tij në Ishëm, policia gjeti gjithashtu 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborr.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Stacioni i Policisë Manzë, operacioni policor i koduar “Perëndimi”.
Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe u largua menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg kanabis në proces tharjeje dhe asgjësoi 28 bimë kanabisi të kultivuara në oborrin e kësaj banese.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare dhe se në tokën në pronësi të tij, në fshatin Ishëm, kishte kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Ky shtetas, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, ishte larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por pas kontrollit të zonës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
