Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tritoli në Tiranë/ Preng Gjini dhe autori pinin kafe në qendrën tregtare, e ndoqi nga Zogu i Zi

Tritoli në Tiranë/ Preng Gjini dhe autori pinin kafe në

Gazeta Shqip ka mësuar detaje rreth ngjarjes që tronditi Tiranën pasditen e sotme. 

Sipas burimeve të Shqip, automjeti i të plagosurit, Preng Gjini, është ndjekur nga Zogu i Zi, ku dyshohet se autori dhe objekti i atentatit kanë qenë në një kafe tek një qendër tregtare në Tiranë pak para atentatit. 

Të njëjtat burime informojnë se autori e ka ndjekur edhe në momentin e atentatit kur viktima ka qenë te ura, ka kryer shpërthimin.

Policia dyshon se bëhet fjalë për atentatorë të paguar, ndersa eshte kerkuar me urgjence kompanive celulare te shohin komunikimet e fundit.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit. Ky i fundit u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen. Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij në Rrëshen në gusht të vitit të shkuar. Familja Gjini është e njohur për përfshirjen në trafikun e drogës dhe viktima konsiderohej si “ushtari” i Met Kananit, gjithashtu i përfshirë në këtë trafik.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore