Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tritan Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende ju “ish brekëgrisur”! Kolegu i komenton në facebook

Tritan Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende ju

Mjeku u njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës, e në veçanti ndaj opozitës, pas akuzave për fshehjen e numrit të viktimave.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Kalo mohon akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të të vdekurve nga COVID19, ndërsa thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin.

Kalo i quan politikanët e sotëm “ish brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk lë pa kritikuar dhe qeverinë. Shkrimi i Kalos ka marrë një koment nga eksperti i shëndetit,  Erion Dasho, i cili i kujton videon e shpërndarë nga mjekët një ditë pas akuzave, duke thënë se nuk i akuzoi askush mjekët, por ata vetë u bënë pjesë e debatit politik.

SHKRIMI I PLOTË I TRITAN KALOS: 

KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..

GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..

Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!

PËRGJIGJIA E ERION DASHOS

“Doktor, nuk janë akuzuar mjekët si fshehës të vdekjeve. Përkundrazi pati një vetë-akuzim dhe vetë-mbrojtje të pakuptimtë ditën e premte. Puna e mjekut nis dhe përfundon tek kartela e vdekjes. Plotësohet ajo me ndërgjegje mantelbardhi dhe kaq. Të uroj një ditë të mbarë!”

 

Tritan Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende juTritan Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende ju

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore