Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tre raste të dhunës në familje në Tiranë/ Një grua tenton t'i japë fund jetës, pasi u abuzua nga bashkëshorti

Tre raste të dhunës në familje në Tiranë/ Një grua

TIRANË -  Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen shqetëues në Shqipëri. Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre respektive.  

Në njërin prej rasteve, pas dhunës së bashkëshortit, një grua ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente. Ajo është dërguar në spital pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer në banesë.

“Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.”, njofton policia.

Gjithashtu, mësohet se është arrestuar në flagrancë edhe një 58-vjeçar, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Po ashtu është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale edhe një 39-vjeçar. Ai ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura.

“Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore