Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tre muaj hetime/ Si u çmontua banda kriminale që fuste drogë në Shqipëri nga Tivari, në pranga dhe porositësi

Tre muaj hetime/ Si u çmontua banda kriminale që fuste drogë

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s, Forcës së  Ligjit dhe policisë malazeze.

Kokaina, e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final dhe të zhvillohej operacioni që u mbyll sot.

15 persona janë arrestuar deri tani sipas Anila Hoxhës, ndërsa dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës, dhe SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit të përpunimit të plehut, për laboratorin e kokainës.

SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave  Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit./ TCH

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore