Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Transport publik falas në Tiranë"/ A do e mbajë premtimin Këlliçi nëse fiton zgjedhjet?

"Transport publik falas në Tiranë"/ A do e mbajë

Edhe pse zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit nuk ka nisur, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur të shpalosë premtimet e tij.

Në një takim me të rinjtë e FRPD-së, Këlliçi ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e 14 majit, do të realizojë shërbimin e transportit publik falas për qytetarët e Tiranës.

“Transporti publik për të gjthë do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Evropë ku ofrohet ky shërbim. 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve. Ku do i gjej paratë? Inceneratori i Tiranës është një aferë shumë e madhe që ka të bëjë me një incenerator që bëhet venddepozotimi i plehrave, qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces që i merr 41 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk kryhet. Pas 15 majit, miliona euro që do shkojnë në xhepat e qytetarëve, s’do shkojnë më në atë destinacon por për kopshte, cerdhe, shkolla, rrugë dhe ujë të pijshëm. ”- deklaroi ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore