
TRAGJIKE në Çorovodë/ Po krasiste pemët, 63-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes në vend (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë, ku një 63-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “2 Dhjetori”, teksa Kujtim Kola ka qenë duke krasitur pemët në shtëpinë e tij. Sipas policisë, ai është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia dhe ka humbur jetën direkt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Testi për licencën/ Hapet thirrja për mësuesit e rinj, ja AFATI i regjistrimit, kriteret dhe lista e dokumenteve

Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Aktualitet




