Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tragjedia e Gërdecit/ Bamir Topi kujton ndryshimet kushtetuese: Pushteti i Berishës ishte në rrezik

Tragjedia e Gërdecit/ Bamir Topi kujton ndryshimet kushtetuese: Pushteti i

Ish- presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story ku ka folur për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit, ajo e shpërthimit të Gërdecit.

Bamir Topi: Për mua 15 marsi ka qenë një ngjarje shumë e rëndë, por pastaj dolën probleme të tjera, në mbledhjen e këshillimit të sigurisë kombëtare që e organizova pas një jave. Doli që kishte mungesë transparence. Të gjithë përfaqësuesit që kishin të bëjmë, diskutuan në mbledhjen e këshillimit.

Njeriu kur është në atë pozicion, merr informacion, nga burimet mora informacione që kishin filluar bisedime sporadiike, se për çfarë nuk dihej, por një pakt politik që u zbulua pak më vonë, që nuk ishte i vështirë. Në komisionin e ligjeve, një ish-deputet e Shkodrës, me një letër e cila mbante gjëra të rëndësishme, bën një propozim. Për hir të etikës nuk dëshiroj ta shpreh. Nuk ka rëndësi kush deputete ishte. Thotë që unë mendoj se duhet të ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në raportet mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti ishte etapa e fundit e dekretimit, zonja propozonte që të kundër-firmosej nga kryeministri. Kjo ngjalli reagim të fortë, por sot kam bindjen që ka qenë një shashke. Bisedat kanë filluar 2-tre ditë pas Gërdecit, kanë filluar bisedimet. Jemi vendi i vogël, gjërat dalin ekspozohen. Fatmirësisht, edhe pse e kemi kaluar covid, memorien e kam shumë të fortë. Do të kujtoj momentin ora 1, 15 mars në spitalin ushtarak. Bëra vizitën time dhe u largova dhe nga tv shoh që në spital takohet ish-kryeministri me Ramën që shoqërohej me Braçen. Ajo rrahje e shpatullave sikur i kishin vdekur robt e shtëpisë. Ishte një skenë që nuk i shkonte. Ngjarjet që ndodhën pas, pikërisht aty filloi nevoja për një komunikim tjetër politik. Rrahja e shpatullave ishte një moment reflektiv, nga ajo erdhi nevoja. U duk qartë që pushteti i Berishësh kishte marrë goditje të fortë, u duk si rrëzimi i tij do ishte shumë i shpejtë. Nuk ishte as koha, as nevoja për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime nuk ishin vetëm për presidentin apo partive, por me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. I jepjte garancinë kryeministrit të ardhshëm të mos ishte i thyeshëm. Pastaj i futën dhe ndryshim tjetër, që maxhoranca të mos binte në krizë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore