Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tragjedia e familjes Ahmeti/ I afërmi jep detaje tronditëse: Zoti i gëzoi me fëmijë pas shumë vitesh, por u shuan të gjithë

Tragjedia e familjes Ahmeti/ I afërmi jep detaje tronditëse: Zoti i

TIRANË - Në aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, shumica e të cilëve shqiptarë, u shua edhe familja Ahmeti.

Familja katër anëtarësh, përkatësisht prindit me dy fëmijët e tyre binjak, humbën jetën mes flakëve.

Bashkim Ahmat, i afërm i familjes, ka folur për emisionin “Zona Zero” në Top News, ku ka zbuluar edhe disa detaje të rënda nga tragjedia.

Ai ka zbuluar se çifti nuk kishte fëmijë prej 7 vitesh. Ata më pas u bekuan me dy binjakë, por fati nuk e deshi që t’i gëzoheshin jetës.

“Po presim që të identifikohen kufomat. Kur fola për herë të fundit, më thanë se ishin shumë mirë. Daja jetonte në Gjermani, ndërsa fëmijët i kishtë në Maqedoni të Veriut. Lajmin e mësuam përmes portaleve. Avniu nuk kishte fëmijë për 7 vjet, më pas Zoti e gëzoi me dy fëmijë, por nuk e shijoi dot”, tha ai.

Buzëqeshja e shkruar në fytyrën e binjakëve 4-vjeçar u shua vetëm për pak çaste, ndërsa nëna nuk arriti t’i puthte për herë të fundit.

Pjesëtarët e Familjes:

Avni Ahmeti 1985 , Shkup

Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup

Alban Ahmeti 2017 , Shkup

Luan Ahmeti 2017 , Shkup

Gazeta SHQIP

Tragjedia e familjes Ahmeti/ I afërmi jep detaje tronditëse: Zoti i

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore