Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Si është kopjuar keq nga jashtë, ligji për gjuetinë

Top Story/ Si është kopjuar keq nga jashtë, ligji për

Ligji i fundit për të rregulluar aktivitetin e gjuetisë në Shqipëri, daton në vitin 2010-të.

Neni 2 i ligjit për gjuetinë e përkufizon Gjuetinë e Qëndrueshme si përdorim të gjuetisë vetëm në respektim të vijueshëm të ruajtjes së biodiversitetit, të tërësisë së ekosistemit dhe të baraspeshës ekologjike.

Sipas ligjit në fjalë, gjuetia ushtrohet vetëm mbi individë të llojeve të faunës së egër, që janë shpallur objekt gjuetie me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por, ndalohet gjuajtja e llojeve të ndaluara e të gjitha llojeve të shpendëve të egër migratorë, të cilët, pas vlerësimit të popullatave të tyre, rezultojnë shumë të rrallë.

Ligji përcakton se gjuetar mund të jetë personi fizik ka mbushur moshën 22 vjeç; ka leje të mbajë armë; ka fituar testin për çështjet teorike dhe praktike, që lidhen me veprimtarinë e gjuetisë; është pajisur me leje gjuetie; njeh dhe respekton manualin e gjuetarit; merr pjesë në monitorimin dhe inventarizimin e faunës së egër të zonës së tij.

Personat, që duan të ushtrojnë gjuetinë, i nënshtrohen testimit të gjuetarit, sipas programit dhe në fund pas kalimit të tij pajisen me certifikatë.

Mandej bëjnë kërkesë me shkrim për t'u pajisur me leje gjuetie.

Ligji ndalon disa metoda, teknika dhe mjete të ndaluara në gjueti.  Sipas ligjit, askush nuk ka të drejtë të vrasë ose të zërë individë të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, duke përdorur mjete dhe metoda të zënies ose të vrasjes në shkallë të gjerë dhe në mënyrë joselektive si: helm; mjete, që shkaktojnë vrasje masive; eksplozivë, kurthe, gracka e shumë të tjerë.

Ligji parashikon edhe deklarimin e gjahut. Në përfundim të ditës së gjuetisë, gjuetari deklaron te menaxhuesi i zonës numrin e kafshëve e të shpendëve të vrara, duke i treguar ato, likuidon në vend pagesën për secilën dhe merr mandat-pagesën përkatëse. Çdo gjuetar njofton dhe çon në qendrën më të afërt veterinare gjahun me shenja sëmundjeje.

Lejohen të tregtohen vetëm gjahu i ligjshëm.

Ne shpjeguam disa nga pikat kryesore të ligjit, i cili në fakt është i kopjuar nga vendet e tjera, por që sipas gjuetarëve nuk përshtatet me kushtet e Shqipërisë.

“Ishte ligj mes disa dispozitave bullgare dhe franceze. Sa herë kopjojmë diçka nga jashtë, bëjmë shumë gabim sepse ne nuk jemi as si Franca, as si Bullgaria. Mbase një ditë do bëhemi, por kur të bëhemi, ti bëjmë edhe ligjet. Aktualisht jemi shumë larg, ne kemi nevojë për një ligj shqiptar që të reflektojë situatën shqiptare, ta zgjidhë atë në bazë të moralit shoqëror shqiptar dhe mbi bazë të zakoneve. Zakoni është burim I së drejtës. Ligji I 2010 është I kopjuar dhe I gabuar, I cili nk u zbatuar dot asnjë ditë. Kishte përcaktime abstrakte si përpara se të dalësh për gjah duhet të marrësh leje në organet e pyjores , por ato nisin punë në 8, gjuetia fillon 30 min para se të lindë dielli. Pastaj pasi të kishe mbaruar duhet të raportoje sa kishe vrarë dhe të paguaje lekët. Që nuk ndodhin. Lekët kur ke për ti marrë, duhet të shkosh ti marrësh. Lekët merren me vështirësi.” u shpreh gjuetari, Bledar Flaga.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore