Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Shoferi i taksisë, kandidat për Lëvizjen për Ndryshim: Punoj me ndershmëri

Top Story/ Shoferi i taksisë, kandidat për Lëvizjen për

Ky është Tonin Valca dhe kandidon në qarkun e Lezhës nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim të kryesuar nga Jozefina Topalli. Sipas jetëshkrimit të tij, ai është me arsim të mesëm dhe punon si shofer taksie.

“Quhem Tonin Mark Valca lindur dhe banues në rrëshen 54 vjeç. Kam pranuar të aderohem në partinë Lëvizja për Ndryshim se kam gjetur përkrahje se ka intelektual. Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme dhe punoj si shofer me taksi. Punoj tash e 25 vite me të gjitha dokumentat e rregullta”, u shpreh Tonin Valca, Kandidat për deputet/ Lëvizja për Ndryshim.

Pse duhet të të votojnë ty?

“Njerëzit duhet të më votojnë e para se rrjedh prej një familje, prej babës tim që e njeh gjithë Mirëdita. Një njeri i ndershëm një njeri punëtor dhe me të gjitha të mirat. Unë i biri punoj si shofer me të gjitha të mirat dhe me ndërgjegje punoj me pastërti, por unë punoj kot se në këtë kohë sot punon i pandershmi. Unë do të pastroj taksit pa licenca, do pastroj policët e qarkullimit rrugorë se nga 100 policë në Rrëshen dy mund të jenë të mirfilltë. Jo se më vënë gjobë mua por polici të jetë me uniform, pi unë më ndëshko nuk pi unë mos më ndëshko”, u shpreh Tonin Valca, Kandidat për deputet/ Lëvizja për Ndryshim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore