Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Sa ishte vlera e bonove që u hodhën në treg për të privatizuar ndërmarrjet

Top Story/ Sa ishte vlera e bonove që u hodhën në treg për

Dekreti presidencial u miratua në parlament dhe hyri në fuqi. Menjëherë filloi shpërndarja e Bonove. Ato dolën në prerjen 10 mijë, 15 mijë, 20 mijë dhe 40 mijë.

Sipas studimit që ka bërë profesor Fatmir Mema në vitin ‘97, vlera totale e bonove që qeveria do të shpërndante qytetarëve ishte 72 miliard e 288 milion e 300 mijë lekë të reja.

Bashkë me letrat me vlerë për privatizim që u ishin dhënë të përndjekurve, totali shkonte në 89 miliard e 395 milion lekë.

Me një sasi të tillë në bono privatizimi, qytetarët duhej të blinin pronën industrial shtetërore. Por në fakt jo e gjithë sasi u shpërndanë. Në transhin e parë u shpërndanë vetëm 20 % e tyre dhe menjëherë fituan ankandet për privatizimin e ndërmarrjeve.

“Në fazën e parë mendoj kur u përdoren në vitet ’96 dhe në ‘99”, u privatizuan me këtë mekanizëm 98 ndërmarrje, mendoj se ka qenë një fillim i mbarë. Vlerësohet se rreth 98 ndërmarrje janë privatizuar në këtë mënyrë dhe diku 10 % të bonove të emetuara, janë përdorur”, thotë Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Nga tetori i vitit 1995 e deri më korrik 1996, u privatizuan 97 ndërmarrje. Askush nuk ka nxjerrë një listë të sakte se cilat ishin këto ndërmarrje si një statistikë. Por ekziston vetëm një listë sipas degëve të industrisë. Në këtë listë shohim që janë privatizuar më bono ndërmarrje ndërtimi, ushqimore, bujqësore, industrisë mekanike, përpunim druri, transporti, turizmi, etj.

Ndërkohë nga shpërndarja e tyre në rrethe duket se numrin më të madh e ka Tirana me 39 ndërmarrje të privatizuara. Durrësi me 10, Fieri me 8, dhe rrethet e tjera vijnë në zbritje. Këto 97 ndërmarrje janë suksesi i vetëm i privatizimit me bono që ndodhi në vitin e parë. Por nga sasia e bonove të shpërndara në duart e njerëzve u përdorën vetëm 14 %. Pjesa tjetër filloi të shitej në tregun e zi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore