Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Rituali i një gjuetari, pasi e ka vrarë kafshën e përkëdhel atë me dashuri

Top Story/ Rituali i një gjuetari, pasi e ka vrarë kafshën e

Gjuetari pasi e ka vrarë kafshën dhe e ka kontrolluar se si ka shkuar procesi, e përkëdhel atë me dashuri.

Shumë pyetje i drejtohen gjuetarit të sotëm nga ata që nuk e rrokin dot këtë aktivitet në mendjen e tyre; pse të kënaq kaq shumë gjuetia, pse i vret kafshët teksa i do ato, pse harxhon kaq kohë me gjuetinë.

Gjuetia për të nuk është sport, as lojë, as hobi, por është një mënyrë jetese. “Kjo është ai që jam. Kjo është pseja ime.”-thotë gjuetari.

Ai dëshiron gjuajtjen perfekte. Ai ushtrohet sepse kërkon 100% suksesin. Gjuetari kalon orë të tëra ngjitje, ecje, rrëshqitje në terrene të vështira, kryesisht natën.

Nëse gjithçka ka shkuar mirë, kafsha ka ngordhur përpara se të prek tokën. Gjuetari i afrohet për ta kontrolluar.

Të prekësh vdekjen, për një gjuetar nuk është e vështirë. Për të është trofeu i shumë sakrificave.

Ai e di që po bën gjënë e duhur. Përpos që gjuetia rrjedh në venat e tij, ushqen trurin dhe shpirtin,  ai ushqen familjen me gjahun.

Gjuetari thotë se gjuetia ka lindur me njeriun.

Njeriu asokohe, e siguronte mbijetesën mbi bazën e territorit që shfrytëzonte. Këtë e bënte përmes gjuetisë dhe mbledhjes. Njeriu gjuante kafshë, peshk, rrënjë, bimë, kërpudha, tartuf për tu ushqyer. Pastaj me zhvillimin e shoqërisë njerëzore mbledhja solli bujqësinë, gjuetia blegtorinë.

Gjuetia është nevoja për mjete e njeriut për gjueti, dhe për përpunimin e gjahut. Veglat e para ishin guri i mprehtë dhe çomangja, bastuni. Të dy këto mjete janë për të vrarë. Pra, mjetet e para të njeriut kanë qenë për të vrarë. Gjuetia është në burim të zhvillimit njerëzor. Është e rrënjosur në instinkt, në subkoshiencë. Si e tillë është shumë e fuqishme.

“Unë gjuetinë e kam filluar në moshë të re. Rrija pas babait dhe më hyri në qejf sporti gjuetisë. Ai është edhe një art më vete. Duke u marrë që në vogëli, gjahtari I mirë edhe vetëedukohet. Pse? Ka sezone për hapjen e gjuetisë dhe çdo lloj gjahu. Nga kjo kohë në atë kohë. Në kohën e monizmit nuk kishte nevojë të thoshte njeri do të hapen armët, gjahtari e dinte përmendësh kur hapeshin dhe kur mbylleshin.” U shpreh gjuetari, Stavër Qosja

Të rrallë janë njerëzit që e zbulojnë pasionin për gjuetinë në moshë të madhe.

Të gjithë gjuetarët kujtimet e para me këtë aktivitet e lidhin me fëmijërinë, me hilet që bënin për t’ju shkuar baballarëve ose të rriturve të tjerë nga pas, të cilët shkonin për gjueti.

“Gjuetia është e trashëguar nga brezat dhe është diçka që lind. Pasion, është një sëmundje që nuk del dot më. Gjuetia ka shumë gjëra të lidhura; zagari, shoqëria, ambienti. Siç e shikoni këtu është një lokal gjuetie ku mblidhen gjithë gjahtarët e rrethit të Lushnjës, por edhe gjahtarët nga rrethet. Krijojmë një ambient që të thuash njeriu nuk plaket kurrë. Kam qenë që i vogël. Shkoja pas gjahtarëve të mëdhenj siç ka qenë kryetari i shoqatës së asokohe Asllan Hajdari. Prisja atë kur dilte nga shtëpia, fshihesha dhe i shkoja pas. Kur na shikonte thoshte ik o çuni I Shahut. Ku të shkoja më unë.” u shpreh Ramazan Gjyli, Kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve Lushnje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore