Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Restoranti në Bradashesh, që ka balsamosur specie të rralla

Top Story/ Restoranti në Bradashesh, që ka balsamosur specie të

Shqipëria është i vetmi vend në rajon, Europë dhe botë që ka vendosur me ligj për një kohë të gjatë, 7 vjeçare ndalimin total të gjuetisë në të gjithë territorin e vendit.

Organizatat mjedisore duke hulumtuar në terren, ku janë përballur me brakonazhin, kanë vënë re një fenomen zinxhir të gjuetisë së paligjshme.

Fauna e egër, e mbrojtur me ligj dhe madje pjesë e listës së kuqe të specieve të rrezikuara, siç janë arinjtë e murrmë, ujqërit, shqiponjat, skifterët, rrëqebulli ballkanik apo edhe kafshë ekzotike siç janë majmunët, ofrohen për shitje online, në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi. Jo vetëm shiten, por edhe vriten për balsamosje apo servirje në menynë e restoranteve.

Ardian Kaçuli ka një restorant në Bradashesh.

Kohë më parë Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri zbuloi në këtë restorant tre rrëqebuj të balsamosur që Kaçuli i mbante për zbukurim në banakun e restorantit si atraksion për klientët e tij. Kafshët e rralla ishin vrarë në Elbasan. Rrëqebulli i Ballkanit është specie në zhdukje.

Rrëqebulli në Ballkan është mjaft selektiv dhe i varur nga lepujt, brejtësit, kaprojtë, në mënyrë të veçantë nga të vegjlit e kaprollit, dhisë së egër, derrit të egër, si dhe shpendët.

Vetëm rreth 40 individë të kësaj kafshe enden në malet e Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut fqinje sipas të dhënave të Unionit ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, i cili në vitin 2015 e klasifikoi si të rrezikuar në mënyrë kritike.

Në vitet e 1970-a, ky lloj endemik i Ballkanit, numëronte 280 individë,

“Nuk e dija që ishin të ndaluar. I bleva në tregun e Elbasanit 500 mijë lekë copa” Ardian Kaçuli, Sipërmarrës

Vetë Kaçuli tha pas kamerave të Top Story se nuk është në dijeni për një gjë të tillë, ai vazhdon punën i qetë në restorantin e tij dhe rrëqebujt i ka shitur sepse nuk donte të dëgjonte më tej fjalët e ambienatlistëve.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, restoranti i Kaçuli rezulton me status aktiv.

“Në shumicën e zonave natyrore ka gjueti të paligjshme dhe madje kemi parë edhe vrasje të llojeve të mbrojtura që nuk janë fare objekt gjuetie si psh vrasja e tre rrëqebujve, rasti I vjetshëm I Elbasanit, I cili është denoncuar, por nuk ka patur reagim.” u shpreh Zydjon Vorpsi, nga organizata PPNEA

Këtë fenomen e kanë publikuar edhe organizatat e mediat e huaja.

“Nga rastet që ne na raportojnë dhe i raportojmë tek autoritetet apo rastet që vetë I kemi hasur, unë vetë nuk do thosha që është një grup I strukturuar ose mirëorganziuar që merret me tregtinë e kafshëve apo shpendëve të egra. Rastet janë më shumë se sa të bollshme. Ka raste që tregtia bëhet për balsamosje, ka raste ka raste që tregtia bëhet që kafsha mandej të mbahet në kaptivitet, kafaze, siç ka edhe raste të përdorimit të tyre për ushqim, mish. Apo të përbërësve të tjerë të kafshëve si gëzofi, etj. Por nuk ka një mirëorganizim”, tha Olsi Nika,  Eco Albania.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore