Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Gjuetia, si ka mirëfunksionuar para viteve ’90 dhe si degradoi më pas

Top Story/ Gjuetia, si ka mirëfunksionuar para viteve ’90 dhe si

Në Shqipëri gjuetia ndahet në dy periudha; para dhe pas viteve “90. Para viteve “90, sipas gjuetarëve, ky aktivitet ka qenë histori suksesi.

Jo vetëm gjuetia, por gjithë menaxhimi i ekosistemeve; fauna, flora, burimet natyrore. Sepse shteti ka qenë i fortë, funksional dhe i specializuar në këto fusha. Gjuetia ka qenë shumë e rregulluar dhe ka pasur një interes politik mbi rregullimin e gjuetisë.

“Sepse krerët më të lartë të regjimit socialist ishin gjuetarë; Mehmet Shehu ka qenë gjuetar, Beqir Balluku, Enver Hoxha, Adil Çarçani e plotë të tjerë. Aq e rëndësishme ishte, sa parathënien e ligjit për gjuetinë e kish shkruar vetë Enver Hoxha. Dhe rregullimi ka qenë strikt. Paisja me armë strikte, nuk lejohej. Duhej të kishe njohuri politike dhe përgatitje profesionale. Kjo bënte që numri i gjuetarëve të ishte i kufizuar. Gjithashtu shoqëria nuk ka qenë konsumeriste. Burimet natyrore nuk ishin të shfrytëzuara në këtë shkallë që janë sot dhe nuk kishte fragmentarizim të territorit që vjen nga rrugët, ndërhyrje në ekosisteme, hidrocentrale, zona turistike, bujqësi intensive, pesticide, hormone. Pyjet kanë qenë më të shëndetshëm se sot e për rrjedhojë edhe fauna që jetonte, strehohej aty ishte e pasur, e larmishme dhe e shëndetshme.” u shpreh gjuetari, Bledar Flaga.

Në atë periudhë ka patur një specifikë që kafshët e mëdha kanë qenë të rralla, si derri i egër, kaprolli, ariu, ujku, çakalli. Kanë qenë të  rralla sepse pjesa më e madhe e popullsisë merrej me bujqësi dhe prezenca e njeriut në ekosistem ishte e madhe.

 

Sot që njerëzit janë zhvendosur drejt zonave urbane, gjitarët e mëdhenj janë shtuar si derri i egër, ariu, ujku.

Sipas ekspertëve, kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e lëvizjes demografike, që ka nisur pas viteve “90 dhe është ende duke u zhvilluar e do të vazhdojnë të shtohen. Tërheqja e njerëzve nga kullotat malore, ulja e numrit të bagëtive të imta, këto ndikojnë drejtpërdrejtë tek gjitarët e mëdhenj.

Nga ana tjetër vërehet zvogëlim i kafshëve që jetojnë në mjediset bujqësore dhe gjysmëbujqësore; nëpër fusha, në ultësirën perëndimore.

“Nga Tirana deri në Shkodër kalojnë 2-3 rrugë, shina treni, trafik i jashtëzakonshëm. Kjo e ndan territorin më dysh dhe e ul kapacitetin mikpritës për kafshët. Po ashtu vendet turistike; plazhet, ndërtimet, Këto janë zona të kalimit të shpendëve shtegtarë. Në momentin që ti I ngushton zonat e kalimit, ia vështirëson jetën e duke ia vështirësuar jetën, ul edhe numrin e tyre. Ka një tendencë ndryshimi të ekuilibrave mjedisorë të determinuar nga ndryshime sasiore dhe cilësore të territorit. Përveç kësaj, pas viteve “90 shoqëria hyri në krizë morale, identiteti që u reflektua në aspektin politik dhe social ekonomik. Asokohe u liberalizua gjuetia. Gjuetarë u bënë të tërë. Kontrolli mbi personat që ushtronin gjuetinë ishte pothuajse inekzistent. Kjo bëri që në ambientin e gjuetarëve u afruan njerëz që dyfekun nuk duhet ta shikonin as në televizor, jo më ta merrnin në dorë. Kjo e uli mandej cilësinë e gjuetarit mesatar, aspektin moral dhe etik që u reflektua më vonë në qasjen e gjuetarëve, e këtij identiteti të ri gjuetar karshi faunës së egër objekt gjuetie.” u shpreh gjuetari, Bledar Flaga.

Ajo që është më e rëndësishme, si për ambientalistët dhe gjuetarët, është ruajtja e ekuilibrave të ekosistemit dhe shtimi i faunës; kafshëve dhe shpendëve.

Shteti i asokohe, para viteve “90 kujdesej shumë për të mbarështuar speciet dhe popullatat e tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore