Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Gjuetia ka ndaluar prej 7 vjetësh, brakonierët vijojnë të vjedhin gjahun

Top Story/ Gjuetia ka ndaluar prej 7 vjetësh, brakonierët vijojnë

Ne si shoqëri kemi mungesë informacioni mbi gjuetinë. Sipas gjuetarëve, për shkak të mungesës së këtij informacioni, bëhet gabim shumë i madh sepse ngatërrohet gjuetia me brakonazhin duke i quajtur të dy kategoritë gjuetarë. Por bota i ndan në gjuetarë dhe brakonierë. Brakonieri është e kundërta e gjuetarit dhe ky grup gjuetarësh të paligjshëm janë armiku më i madh i gjuetarëve.

Brakonierët janë ata që e vjedhin gjahun. Gjuajnë me metoda dhe mjete të jashtëligjshme të cilat rrezikojë vazhdueshmërinë e species. Janë ata që qëllojnë llojet e mbrojtura të faunës. Janë ata që gjuajnë jashtë përcaktimeve kohore sepse gjuetia zhvillohet më pak se gjashtë muaj në vit. Pjesa tjetër është sezon shumimi, sistemimi dhe nuk lejohet gjuetia gjatë kësaj periudhe.

Si rezultat i kësaj veprimtarie të paligjshme, në 2016 organizata Bird Life international e rendit Shqipërinë në 10 vendet me rekorde më të këqija sa i përket vrasjes së shpendëve kryesisht. Të dhënat e studimit të atij viti të organizatës ndërkombëtare tregojnë për rreth 2655 individë të vrarë çdo vit në vendin tonë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore