Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Bonot e privatizmit u vodhën nga qytetarët gjatë luftës së 1997, si u krijua tregu i zi

Top Story/ Bonot e privatizmit u vodhën nga qytetarët gjatë

Historia e bonove të privatizimit ka edhe një anë tjetër që ka të bëjë më fondet e investimit. Këto janë shoqëri private që u themeluan me qëllim që të grumbullonin letrat me vlerë.

Të tilla instrumenta ishin të nevojshëm sepse nëse do të privatizoheshin ndërmarrje të mëdha ato kërkonin një numër aq të madh bonosh privatizimi sa do të dilnin mbi 100 pronarë që të bashkonin bonot për ta blerë atë objekt. Ndërsa me fondet e investimit bëhej më e thjeshtë. Qytetarët investonin bonot tek ky fond. Pastaj ishte fondi investimeve që merrej me privatizimin, lëndine në punë dhe menaxhimin e fabrikave apo uzinave të mëdha. Qytetarët do të quheshin pastaj aksionarë.

“Fondet e investimeve, duhej të ndiqnin fillimisht një proces grumbullimi të bonove, dhe pastaj kur të dilte lista e ndërmarrjeve të blinin në kuota të kufizuara në treg, Anglo Adriatika mbledh pjesën më të madhe të bonove, që u shpërndanë në trashnin e parë dhe të dytë, në vitin ‘96.”, tregon Elvin Meka, ekspert i ekonomisë.

I gjithë procesi i privatizimit, shpërndarjes së bonove, po ashtu futja e tyre të fondet e investimit u ndërpre në vitin 1997.

Në këtë kohë bonot e privatizimit u vodhën nga njerëzit të cilët mësyn me armë në dyert e bankave. Në bankën e kursimeve ku ruheshin bonot e qytetarëve si të shpërndarat ashtu edhe ato që ishin investuar për privatizim u bë një vjedhje masive.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore