Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Aksidenti tragjik, vdes 30 min pasi del nga shtëpia

Top Story/ Aksidenti tragjik, vdes 30 min pasi del nga shtëpia

Jeta e familjes Prengaj nga Rrësheni është trazuar keq që nga 26 dhjetori 2015.
Pasi festuan krishtlindjet në shtëpinë e ngrohtë të prindërve, djali i vogël, Ardiani u nis për Tiranë që të takonte shokët para vitit të Ri. Fatkeqësisht, rezultoi të ishte udhëtimi i fundit.

30 minuta pasi doli nga shtëpia, 17 vjeçari, humbi jetën në një aksident rrugor, në autostradën e Milotit. Violeta Prengaj, nusja e të vëllait që po udhëtonte së bashku me të, pësoi dëmtime serioze, por pa pasoja për jetën. Pa pasoja për jetën rezultoi edhe drejtuesi i automjetit Gentian Mandreja si dhe Gjergji Kaçori, drejtuesi i furgonit me të cilin u përplasën.

Këtë dhjetor mbushen 6 vite që Ardiani ka ndërruar jetë, e po aq vite që familja Prenga nuk i ndez më qirinjtë e Krishtlindjes poshtë bredhit shumëngjyrësh.
Me kalimin e viteve barra e dhimbjes së familjes Prenga bëhet edhe më e rëndë nga mungesa e drejtësisë. 6 vite pas këtij aksidenti, ende ekspertët nuk kanë gjetur se kushështë fajtori.

Paulin Prengaj, i vëllai i Adrianit, që prej ditës së aksidentit është në kërkim të drejtësisë. Pa mundur të gjejë as paqe, e as drejtësi.

“Ne paqe na jep vetëm kur të zbardhet kjo e drejtë. Nëse zbardhet e drejta ne atëherë do të qetësohemi.Nuk mund të qetësohesh nëse do ta shohësh njeriun që të ka shkaktu aksidentin, është fajtor, mbas 10 ditësh të dalë dhe të vazhdojë prapë atë punë që u bë sebep për ta shkaktu këtë aksident”, u shpreh Paulin Prengaj, familjar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore