Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Aksidentet rrugore. Si shndërrohet në një skemë korrupsioni vendi i ngjarjes

Top Story/ Aksidentet rrugore. Si shndërrohet në një skemë

Sipas statistikave në Shqipëri janë 670 mijë mjete, por vetëm 470 mijë prej tyre janë në qarkullim. Me rreth 10 mijë viktima përgjatë tre dekadave të fundit, dhe mijëra të plagosur, aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim serioz.

Referuar INSTAT nga viti 2014-2020, në 12.366 aksidente rrugore të regjistruara, mbetën të plagosur 16.631 persona. Ky numër golapant i aksidenteve rrugore rezultoi fatal për 1.646 persona të cilët humbën betejën me jetën në rrugë.

Përgjatë periudhës së fillimit të viteve 90-të, kur edhe numri i atyre që zotëronin një automjet ishte më i vogël, nga 1992- deri më 2009 janë regjistruar 11.300 aksidente dhe kanë humbur jetën 5.638 persona. Sipas ligjit konsiderohet vepër penale, çdo aksident rrugor, që ka dy plagosje të lehta, ka një plagosje të rëndë ose humbje jete.

Të parët që shkojnë në vend ngjarje janë patrullat e policisë rrugore, të cilët nisin edhe hetimin. Më pas krijohet grupi i punës që udhëhiqet nga prokurori, oficeri i policisë gjyqsore që shkon në vend ngjarje dhe eksperti kriminalist. Ky grup merret me përpunimin e procesverbalit të vendngjarjes, skicës së vendgjarjes dhe përpunimit të të gjitha të dhënave që lidhen me ngjarjen aksidentale.

Ekspertët gjykojne se që në fillim jemi në një situatë konflikt interesi dhe në kundërshtim me Kodin rrugor, pasi policia rrugore që shkon e para në vendngjarje, ka të drejtë të përcaktojë ekpertët që janë po pjesë e saj, dhe po ajo ngre akuzën që e çon në prokurori.

Nisur nga denoncimet e shumta njohësit e kësaj fushe akuzojnë se vendi i ngjarjes së aksidentit, është kthyer në një skemë të mirëfilltë korrupsioni, ku shpeshherë fajtore shpallet viktima.

Ata akuzojnë ekspertët autoteknikë se ndryshojnë vendin e ngjarjes, manipulojnë të dhënat duke bërë që "drejtësia" të shkojë tek të fortët apo ata që japin para.

Sipas tyre, në këtë skemë korrupsioni ekspertët autoteknikë nuk janë vetëm, por ekspertiza të tilla të manipuluara bëhen me dijeni të plotë të prokurorit dhe gjyqatrëve të çështjeve.

Fillesa e të gjithë skemës, sipas ekspertëve, ndodh në momentin që prokuroria duhet të zgjedhë një ekspert autoteknik për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

“Këtu fillon manipulimi i të gjithë dosjeve dhe manipulimi bëhet nga eskpertët autoteknikë. Në të gjitha dosjet penale që kemi pasur për aksidentet rrugore në asnjë çështje nuk kanë qenë dy akte njësoj, të gjitha aktet manipulohen, janë kundër njërit-jetrit, janë akte jo shkencore” u shpreh avokati, Arben Llangozi.

Madje ato shkojnë edhe më larg kur thonë se gjithçka ndodh për lekët e siguracioneve, dhe janë kompanitë e sigurimit ata që menaxhojnë të gjithë skemën.

“E them me plot bindjen se ata janë të lidhur me kompanitë e sigurimit për arsye të ndryshme” u shprehavokati, Arben Llangozi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore