
Top News: Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu
Shkarkohet nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht nga Top News, ndërsa Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi i Veliut, vjen pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku më e rënda ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë.
Edhe një natë më parë, Shqipëria u trondit nga krimi, pasi dy persona u ekzekutuan në atentat.
Çfarë kërkoi Rama?
Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.
Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.
“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.
Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha Kryeministri Edi Rama./Gazeta SHQIP

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >