Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Top Channel rekord historik, 10.1 milion klikime për 24 orë në kanalin youtube

Top Channel rekord historik, 10.1 milion klikime për 24 orë në

Top Channel arriti këtë të shtunë rekordin historik të shikimeve në kanalin zyrtar në Youtube. Sipas grafikut mbi 10,1 milionë shikime pati vetëm të shtunën, duke bërë që të thyhej rekordi i një jave më parë me 8,1 milionë shikime brenda 24 orëve.

Ky është rekord historik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan për një kanal televiziv në youtube. Kjo është një nga shifrat më të larta të arritur ndonjëherë më shumë se çdo media tjetër vizive në Shqipëri.

Grafikët e audiencës tregojnë një rritje të fortë të shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun.

Youtube është kthyer në një matës shumë i saktë i audiencës dhe si i tillë tregon që Top Channel njësi matëse apo garë ka vetëm me veten sepse ndjekësin e tij janë shumë më poshtë me shikueshmërinë. Kujtojmë se ndjekësi më i afërt që është televizioni Klan ka shikueshmëri 1.4 milionë në ditë ose gjashtë herë pak se Top Channel që ka arritur në 10.1 milionë shikime në ditë.

Sezonin e kaluar Top Channel arriti 1.5 miliardë shikime në Youtube ndërsa ndjekësi më i afërt Tv Klan vetëm 600 milionë. Duhet theksuar se Top Channel ka shikueshmëri dy herë më të lartë se të gjitha mediat e tjera së bashku. Sot Top Channel ka 1.84 milionë ndjekës në Youtube shifër kjo që rritet çdo ditë me 2 mijë ndjekës të rinj. Programacionet e shumta dhe të pasura dhe prodhimet shqiptare aq shumë të pëlqyera nga shqiptarët kanë pasur një ndikim të fortë në arritjen e këtij suksesi të televizionit të të gjithë shqiptarëve.

Këtu përfshihen edhe informimi i gjithanshëm, debatet politike, programet për çdo moshë dhe shtresë shoqërore, dhe padyshim spektaklet. Humori dhe reality show më të famshëm në Shqipëri dhe jo vetëm.

Top Channel rekord historik, 10.1 milion klikime për 24 orë në
Të dhënat e Youtube

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore