Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Toka e mbuluar nga gjaku/ Mediat amerikane publikojnë PAMJET nga vendi ku vdiq çifti shqiptar në Nju Jork (Video)

Toka e mbuluar nga gjaku/ Mediat amerikane publikojnë PAMJET nga vendi ku

Mediat amerikane kanë publikuar pamje pas momentit tragjik ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela humbën jetën pasi u hodhën nga kati i 6 i banesës.

Nga pamjet duken dy gra që qëndrojnë të pikëlluara jashtë kordonit policor dhe pak më tutje toka e mbuluar nga gjaku.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.  

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç. Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore