
TMERR tek ‘Fresku’/ 23-vjeçari nxjerr thikën dhe godet të riun, DETAJET e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Freskut, ku një person është plagosur me thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, raportojnë se në sherr janë përfshirë dy të rinj, ndërsa mësohet se shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. Blutë thanë se kanë sekuestruar automjetin tip “Audi”, të autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C.
Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

