Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

TMERR në Spanjë/ Shqiptari i pret fytin të riut, më pas shëtit i qetë me duart e gjakosura

TMERR në Spanjë/ Shqiptari i pret fytin të riut, më pas

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer,  duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón, ku shqiptari kishte shkuar në një lokal për t’u dëfryer, por duket se e ka tepruar me alkolin. Raportohet se shqiptari është konfliktuar me një person tjetër që ndodhej aty dhe pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.

Pas ngjarjes ai është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar. Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk ka bërë asgjë”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore