Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

TMERR në Elbasan/ Kreu abort në spital, ndërron jetë 34-vjeçarja

TMERR në Elbasan/ Kreu abort në spital, ndërron jetë

Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën tragjikisht pasditen e djeshme, pas komplikacioneve shëndetësore që i solli aborti i fëmijës.

Lidhur me këtë rast, policia ka proceduar penalisht dy mjekët e maternitetit.  Sipas policisë, 34-vjeçarja u paraqit dje rreth orës 12:00 në maternitetin e Elbasanit ku kreu një procedurë aborti.

Më pas, e reja u largua për në banesë, ndërkohë që disa orë më vonë, ajo njoftoi ambulancën pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua. Uniformat blu njoftojnë se e reja u dërgua në maternitetin e Elbasanit, ku ndërroi jetë. Pas kësaj, nisi procedimi penal për dy mjekët, shtetasit A.P. 56 vjeç dhe B.Gj. 60 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore