Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

TMERR/ I dhunonin dhe kërcënonin, arrestohen dy të rinjtë që mbanin peng dy gra

TMERR/ I dhunonin dhe kërcënonin, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohet se kanë mbajtur peng dy gra.

Mësohet se dy personat e arrestuar ushtronin dhunë ndaj dy grave dhe i kërcënionin ato, për t'i mbajtur mbyllur në dy vende të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”.

– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore