Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tjetër humbje, Covid-19 i merr jetën bilbilit të këngës qytetare, ishte shtruar në Itali

Tjetër humbje, Covid-19 i merr jetën bilbilit të këngës

Shuhet në moshën 95-vjeçare bilbili i këngës qytetare fierake, Timo Lule. Mësohet se Lule ishte i prekur nga Covid 19, dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në një spital në Como të Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij dhe të afërm të familjes nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Karrierën muzikore Timo e ka nisur në Ansamblin e Ushtrisë ku nën drejtimin e mjeshtrit Gaqo Avrazi do të këndonte krahas mjeshtrave Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Maliq Herri, etj.

Më pas do të vijonte në Fier si mësues, inspektor arsimi, këngëtar në trupën e estradës profesioniste dhe drejtues artistik i shtëpisë së kulturës.

Timo Lule u shqua veçanërisht në interpretimin dhe përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale. Këngë të interpretuar prej tij gjenden sot në arkivat e fonotekës kombëtare. Disa prej arritjeve të tij ndër vite ishin edhe ngritja e grupeve artistike dhe ansambleve amatore të Semanit, Cakranit, Gorishovës, Hekalit, si dhe arkivimi në Institutin e Folklorit të një korpusi prej 240 këngësh të regjistruara të Fierit dhe Myzeqesë.

Në vitin 2009, Timo Lule, botoi edhe librin “Fieri dhe Kënga”.  Për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe të kulturës, ai është nderuar me titullin ‘’Qytetar Nderi i Qarkut Fier’’.

Tjetër humbje, Covid-19 i merr jetën bilbilit të këngës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore