Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tjetër EMËR i përfshirë! Kush është kushëriri i Sadikajt që dyshohet se bashkëpunoi në eliminimin e Papës

Tjetër EMËR i përfshirë! Kush është kushëriri

Një tjetër emër po hetohet si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, 49-vjeçarit që u vra më 16 dhjetor në Tiranë. Gazetari Elton Qyno raporton për OraNews se përvec Albano Velos që është vënë në pranga dhe Andrew (Ervin) Bode që është shpallur në kërkim, në vrasjen e Papës dyshohet të jetë përfshirë edhe Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë.

Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Adriatik (Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës (Blue Sky). Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.

Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë. Familjarët e të riut nga Tepelena duket se nuk kishin pasur besim tek autoritetet për drejtësi, edhe pse kishin dëshmuar të sigurt se "dora" pas vrasjes të së riut ishte në hotelin e Papës në Sarandë.

Vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.

Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja. Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore