Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Tik Tok-u “gomonia” e shqiptarëve drejt Anglisë"/ Mediat britanike japin alarmin për emigrantët ilegal

"Tik Tok-u “gomonia” e shqiptarëve drejt

Duket se Tik-Tok është kthyer në një rrjet që i shërben grupeve kriminale për të promovuar kalimin e emigrantëve drejt kanalit të La Manshit për në Angli.

The Sun bën të ditur se reklamimet në Tik Tok nga kontrabandistët shqiptarë gjatë muajit janar, kanë bërë që një numër rekord personash të kalojnë drejt Anglisë, ku vetëm të dielën, mbërritën me 10 varka 442 persona.

Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat për kalimet e paligjshme të emigrantëve në faqet e internetit.

Në një reklamë të shpërndarë nga shqiptarët shkruhej: Ata kthejnë 50 ne do të ikim 500.


“Na kontaktoni për nisjen e radhës”, thuhej në një tjetër reklamë.

Një tjetër mburrej: “Askush nuk do të të kthejë.”


“Do të mbajnë vetëm një javë në qendrën e paraburgimit.”

“Ne kemi një super çmim prej 4500 paund.”


Deputeti i Ëorkington, Mark Jenkinson tha: Këto reklama të sëmura që vërshojnë në TikTok sjellin një kuptim krejtësisht të ri për kalimet gjatë janarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore