
“T’i heqim qafe familjen”/ Arrestimi i binjakëve zbulon bandën e Elvis Demçes në Itali, lidhja me sipërmarrësin e famshëm
Dy vëllezër binjakë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafik lëndësh narkotike, pasi u kapën duke transportua sasi të mëdha kokainë dhe hashashi.
Pas kapjes së tyre, policia zbuloi detaje interesante, që i lidhnin dhe me trafikantin shqiptar, Elvis Demçe, famëkeqin që kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë.
Ishte i ati i binjakëve Federico dhe Valentino Luciani, ai që kishte lidhje me shqiptarin Demçe, Tonino Luciani. Ky i fundit është një emër i njohur në Itali, pasi është një sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese.
Në vitin 2021, ai kishte përfunduar në sferën e trafikut të kokainës dhe rrjetit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Njerëzit e Demçes kishin vizituar vilën e sipërmarrësit në Velletri dhe kishin porositur nga një njeri të besuar të blinte “një bazukë për t’u përdorur kundër” bandave rivale. Një sulm që nuk ndodhi, por përgjimet nxorën në dritë detaje të errëta se çfarë planifikonte të kryente banda e Demçes.
“Vëlla, jam unë, ma gjej emrin dhe mbiemrin e tij. T’i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të flasë me vete”- thuhej në përgjimet e policisë.
Konteksti kriminal që nxit trafikun e drogës ka qenë gjithmonë shumë aktiv në zonën e Velletrit ku mafia shqiptare ka kërkuar të ushtrojë dominimin e saj edhe pse së fundmi është dobësuar nga reagimi i policisë italiane, por që gjithsesi mbetet agresive, shkruajnë mediat italiane.



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
