Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Thuaj kush të ka fut?…Kush je ti?”/ Çfarë i thanë truprojat 31-vjeçarit pasi goditi Berishën me grusht

“Thuaj kush të ka fut?…Kush je ti?”/ Çfarë i

Një incident i paimagjinueshëm ndodhi sot në protestën e organizuar nga PD dhe PL ditë e sotme.

Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës është marrë nga truprojat e ish kryeministrit dhe është dërguar në selinë blu.

Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat.

Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke marrë autorin e dyshuar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.

“Kush të futi?…Kush je ti?

Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke?  Kush të ka fut ty me ardh këtu ?

Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..

Po leje, ato besimet, thuj kush të  ka fut ?”, u pyet ai në momentin e neutralizimit.

Menjëherë pas sulmit, Berisha është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore