Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Thellohet skandali! Doganieri i arrestuar favorizonte të atin, kishte hapur agjenci në konflikt të pastër interesi

Thellohet skandali! Doganieri i arrestuar favorizonte të atin, kishte hapur

Thellohet skandali i doganinerit Julian Mandija, arrestuar sot në Portin e Durrësit, aty ku punonte doganier ndërkohë që në Itali kishte një dënim për trafik droge dhe ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Julian Mandija, duke parë përfitimet nga posti i doganierit ka shkuar edhe më tej. Babai i tij, Ilir Mandija drejton një agjenci doganore, agjencinë “Dean” duke qenë në konflikt interesi të hapur, pasi i biri është doganier.

Këtë aktivitet e kryenin së bashku të pashqetësuar, edhe pse shumica e miqve, kolegëve por edhe zyrtarëve e dinin si fakt. Askush nuk shqetësohej por përkundrazi, vazhdonin të punonin të pashqetësuar.

Arrestimi i Mandijas u bë në vendin e punës. 42 vjecarit i janë hedhur prangat ndërkohë që kishte pesë vjet që punonte në Doganën e Durrësit.

Mandija do të ekstradohet dejt Italisë ku do vuajë dënimin për Trafik të Lëndëve Narkotike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore