Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Thefsh qafën...”/ U infektua bashkë me gruan, Artan Hoxha tregon betejën e vështirë me Covid

“Thefsh qafën...”/ U infektua bashkë me gruan, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha bën të ditur se ai dhe bashkëshortja kanë kaluar Covid-19. Hoxha thekson se beteja e tij me virusin nuk ishte aspak e lehtë, duke falënderuar stafin mjekësor për punën e bërë.

“Covid-19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptarët e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpresës”, shkruan ndër të tjera gazetari në Facebook. 

Postimi i Artan Hoxhës

Thefsh qafën Covid-19....

Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit.

Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse....perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme...

Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane..

Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun...

Aty nuk vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Whatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare...

Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhdukur, jane krejt të tjere...

Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak

Dua ta nis mirenjohjen time nga doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.

Dhe në fund nje keshille.

Miq, të njohur, bashkekombas!

Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.

Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.

Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses.

Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte...

Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital.

Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore