Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Thanë se u mbyll shkolla në Përmet pas 5 rasteve pozitive me Covid-19, flet drejtori: U çuditem pasi nuk kishim...

Thanë se u mbyll shkolla në Përmet pas 5 rasteve pozitive me

Së fundmi u përhapen lajmet se gjimnazi “Sami Frashëri” në Përmet ka mbyllur dyert dhe është pezulluar mësimi përkohësisht, pasi 5 mësues dolën pozitiv me Covid-19.

Ditën e sotme ishte në një lidhje telefonike drejtori i kësaj shkolle, Kostandin Meshini, i cili i përgënjeshtroi këto lajme. Sipas tij shkolla nuk është mbyllur në asnjë moment.

“Portalet kanë shkruar gjëra të pavërteta. Është thënë që ka shumë probleme, por nuk qëndron aspak ashtu. Në shkollën tonë një pjesëtar i stafit bëri tampon në mënyrë private dhe doli pozitiv. Ai tregoi menjëherë dhe më pas ne kërkuam që të bënim tamponin. Pasi bëmë tamponim, katër pjesëtarë të stafit dolën pozitiv. Ishte paksa e çuditshme për ne pasi nuk kishim asnjë shenjë, por menjëherë u karantinuam”, tha drejtori.

“Më pas kemi bërë tamponin e dytë dhe dolëm negativ. U rikthyem në shkollë dhe tani çdo gjë është ok”, vijoi Meshini.

Kur moderatorët e emisionit e pyetën nëse është dezinfektuar shkolla pasi dolën 5 raste me Covid-19, drejtori u shpreh: “Kam qenë vetë ai që kam bërë njoftimin dhe menjëherë është bërë dezinfektimi. Është ndjekur e gjithë procedura. Tashmë ne stafi jemi mirë dhe shkollë çdo gjë është në rregull”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore