Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Thaçi takohet me Metën në Durrës para nisjes në Hagë, i pranishëm dhe Pacolli

Thaçi takohet me Metën në Durrës para nisjes në

Vetëm katër ditë para se të paraqitet në Hagë për intervistim, Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptare Ilir Meta.

Thaçi dhe Meta janë takuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku edhe ka shtëpinë Presidenti Meta. I pranishëm ka qenë ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Lajmi për kër takim është i ditur nga vetë presidenti Meta, i cili ka postuiar një foto me Thaçin e Pacollin.

"Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese", shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa ditë më parë njoftoi se të hënën, 13 korrik, do të udhëtojë drejt Hagës si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, dy javë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale njoftoi se ndaj tij ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

“Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore. Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar”, ka shkruar ai në një njoftim në Facebook.

Veteranët e Luftës së Kosovës e quajnë të pamatur dhe orkestrim të Serbisë aktakuzën për krime lufte ngritur muajin e kaluar ndaj kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe të tjerë bashkëpunëtorëve për luftën për çlirim.

Para intervistimit në Hagë ditën e hënë, kreu i shtetit të Kosovës Thaçi  ka paralajmëruar se nëse pretendimet ndaj tij merren parasysh, ai do të japë dorëheqjen për t’u përballur me krimet të cilat ai mohon t’i ketë kryer.

Lufta e Kosovës fundshekullin e kaluar u kushtoi jetën rreth 15 mijë personave, mes tyre edhe gati 2,400 efektivë të UÇK-së.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore