Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Testi i së vërtetës, Kushtetuesja i jep pjesërisht të drejtë KSHH, por...

Testi i së vërtetës, Kushtetuesja i jep pjesërisht të

Gjykata Kushtetuese u nda 5 me 2 në vendimin e dhënë për të pranuar pjesërisht një padi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për rrëzimin e dy neneve në ligjin për organizimin dhe funksionimin e e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në ligjin për vettingun e policisë.

Komiteti dorëzoi në Kushtetuese padinë me pretendimin se parashikimi në këta dy ligjeve i togfjalëshit “testeve të tjera, edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme” në rastet e punësimit, ose kalimit të vettingut, bie ndesh me të Kushtetutën e Shqipërisë. Është cenuar dinjiteti i njeriut,

“Është cenuar e drejta për jetë private dhe familjare. Është cenuar parimi i sigurisë juridike. Është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Është cenuar parimi i barazisë në ligj dhe i mosdiskriminimit. Është cenuar parimi i hierarkisë së normave juridike”, thotë KMSH.

Sipas Komitetit, nënshkrtimi i një personi ndaj testit të poligrafit, njohur ndryshe edhe si testi i së vërtetës, e trajton atë si një objekt dhe jo subjekt.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesën “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme”, por la në fuqi pjesën e testeve të tjera.

Gjykata nuk gjeti cenim të Kushtetutës dhe tha se parashikimi ligjor duhet të shihet në kontekstin më të gjerë, atë të kuadrit ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas gjykatës, vetëm pjesa “..edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme” cenon parimin e sigurisë juridike, ndaj e shfuqizoi atë dhe kërkoi nga Kuvendi që të plotësojë ligjet.

Vendimi u mor 5 me 2, ku dy anëtaret Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari kanë shprehur mendimin e pakicës duke kërkuar shfuqizimin e plotë të këtyre përcaktimeve.

“Vlerësojmë se Gjykata duhet të kishte vendosur shfuqizimin tërësor të shprehjes “testeve të tjera, edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, pasi ajo cenon parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së formulimit të saj”, thuhet në mendimin e pakicës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore