Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Terroristët e ISIS të riatdhesuar nga Ballkani Perëndimor, eksperti Shtuni zbulon RAPORTIN për “ZonaZero”

Terroristët e ISIS të riatdhesuar nga Ballkani Perëndimor,

Adrian Shtuni, eksperti i Sigurisë dhe Politikës së Jashtme, foli për “ZonaZero” dhe gazetarin Thimi Samarxhiu në lidhje me terroristët e ISIS të riatdhesuar vullneratisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eksperti Shtuni publikoi për herë të parë raportin, ku analizon rreziqet që mund të vijnë si dhe politikat që mund të ndiqen lidhur me këtë çështje.

Më tej në raport, analizohet operacionet e kontrolluara të riatdhesimit të terroristëve meshkuj, përgjigjet ligjore, ndjekjen penale dhe tendencat e dënimeve në Ballkanin Perëndimor.

RAPORTI 

Ballkani Perëndimor: Terroristët e riatdhesuar, tendencat e dënimit dhe rreziqet e sigurisë Edito

Shtetet e Ballkanit Perëndimor Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë të vetmet vende europiane, që kanë riatdhesuar vullnetarisht dhe publikisht luftëtarët terroristë të Shtetit Islamik të arrestuar më parë nga forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri.

Qasja e tyre proaktive e riatdhesimit meriton vëmendje më të madhe. Largimi i kontrolluar i shtetasve të huaj nga burgjet e mbipopulluara zvogëlon rrezikun e kontributit të tyre në një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak dhe lejon një menaxhim më efektiv të rreziqeve të sigurisë. Gjithashtu ofron një mundësi të vlefshme për të studiuar qëndrimet dhe sjelljet e terroristëve të riatdhesuar në mënyrë që të përshtaten më efektivisht politikave dhe rreziqeve të sigurisë.

Ky raport ofron një përmbledhje të operacioneve të kontrolluara të riatdhesimit të terroristëve meshkuj, përgjigjet ligjore, ndjekjen penale dhe tendencat e dënimeve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu diskuton avantazhet e riatdhesimit, sfidat për menaxhimin efektiv brenda sistemit, efektivitetin e politikave dhe rreziqet e sigurisë që lidhen me terroristët e riatdhesuar si brenda sistemit, ashtu edhe pas lirimit të tyre nga burgu në vitet e ardhshme.

Ai përmban:

? 31 meshkuj të riatdhesuar (me një përjashtim) ose janë ndjekur penalisht dhe dënuar ose janë duke u përballur me procedime penale dhe hetime për akuzat për terrorizëm.

? Dokumentet e gjykatës në çështje të ndryshme konfirmojnë se gjatë bashkimit me Shtetin Islamik, këto terroristë  kanë vepruar me paramendim dhe si pjesë e një grupi, ose në koordinim me rrjetet xhihadiste që veprojnë midis Ballkanit Perëndimor dhe Sirisë, ndonjëherë të lidhura me elementë të Ballkanit Perëndimor në Diasporë e Evropë.

? Mesatarisht, terroristët e riatdhesuar të Shtetit Islamik kanë marrë dënime më të gjata me burg në krahasim me të dënuarit e tjerë xhihadistë për terrorizëm në vendet e tyre përkatëse.

? Dënimet e dhëna nga sistemi i drejtësisë penale boshnjake dhe kosovare vazhdojnë të kufizohen me dënimin minimal të burgut të parashikuar në Kodet Penale të vendeve të tyre përkatëse. Ato janë gjithashtu dukshëm më të ulëta se mesatarja e dënimit me burg në Bashkimin Evropian për vepra të ngjashme.

 

 

 

 

 

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore