Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal, për të goditur bashkatdhetarin e tij (FOTOT)

Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal,

Një incident i pabesueshëm u regjistrua të martën në mbrëmje në një lokal në Akrotiri, Chania të Greqisë.

Një shtetas shqiptar 25-vjeçar hyri në lokal me makinën e tij të argjendtë, për të goditur një shtetas shqiptar 23-vjeçar, i cili ishte ulur me miqtë e tij në banakun e lokalit.

10 personat të pranishëm mbetën vërtetë të shokuar kur panë një makinë që vinte drejt tyre me shpejtësi të lartë dhe të gjithë u ngritën për të shpëtuar.

Fatmirësisht një motor ndaloi shpejtësinë e makinës së 25-vjeçarit, ndërsa disa persona u lënduan.

Policia u njoftua menjëherë dhe mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të riun, i cili nuk u përpoq të largohej.

Dhjetë minuta më herët sipas mediave lokale greke, kishte pasur një sherr midis dy të rinjve. 25 vjeçari mbante një levë dhe një thikë dhe kishte kërcënuar të riun se do ta dëmtonte fizikisht.

Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal, Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal, Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal, Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal,Terror në Greqi/ Shqiptari futet me makinë brenda në lokal, 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore