Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tërbohen grekët, del video ku shqiptarët vënë në rresht ushtarët grekë

Tërbohen grekët, del video ku shqiptarët vënë në

Një video e publikuar në mediat sociale ka tronditur autoritetet greke. Sipas mediave të vendit fqinj, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka dhënë alarmin orët e fundit, pasi në këto pamje pretendohet se shqiptarët u japin urdhra grekëve.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak.

Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.

“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri prej tyre fill pas videos duke qeshur më pas me njeri-tjetrin.

Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri duke i publikuar më pas pamjet në Instagram, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa grekëve.

Duhet theksuar se janë disa mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si një kusht për marrjen e shtetësisë. Një fakt të tillë e vënë në dukje edhe mediat greke që kanë publikuar plot shqetësim lajmin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore