
Tentuan t’i vidhnin shtëpinë/ Italiani i qepet këmba-këmbës shqiptarit me Audi derisa arrestohet (DETAJE)
Karabinierët e Paderno Dugnano kanë arrestuar një 43-vjeçar shqiptar për tentativë grabitje. Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e së shtunës, 21 janar, një 33-vjeçar nga Limbiate, teksa ishte në shoqërinë e disa miqve, kuptoi nëpërmjet sistemit të alarmit që e kishte lidhur me celularin se disa persona të panjohur sapo kishin hyrë në shtëpinë e tij.
Kështu ai ka kontaktuar me policinë dhe ndërkohë me dy miqtë e tij, një 35-vjeçar dhe një 46-vjeçar, është nisur me shpejtësi drejtë shtëpisë.
Me të mbërritur ata parë 4 grabitës, dy prej të cilëve ishin brenda një magazine që i përkiste shtëpisë, të cilët u larguan menjëherë me një Audi RS5 coupé. 33-vjeçari, i cili nuk kishte zbritur ende nga makina, ka tentuar të parandalojë arratisjen duke qëndruar para automjetit të kriminelëve, të cilët bënë mbrapsht dhe me shpejtësi goditën makinën e pronarit, duke ikur në drejtim të Paderno Dugnano.
Por pronari nuk ndaloi dhe vijoji t’i ndiqte grabvitësit dhe u përplasën sërish në Paderno. Në këtë moment katër grabitësit janë larguar në këmbë, ndërsa nga pas i ndiqtë pronari i shtëpisë dhe disa policë.
Karabinierët mundën të arrestonin një nga kriminelët, i identifikuar si një 43-vjeçar shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Itali, i dënuar për krime kundër pronës. Hetimet e mëvonshme bënë të mundur të konstatohej se Audi, targat origjinale zvicerane të të cilit u gjetën në bagazh, u zbulua se ishte vjedhur në Segrate.
Brenda Audi-t të sekuestruar u gjetën materiale të ndryshme, duke përfshirë pajisje të vogla shtëpiake, bizhuteri dhe orë me vlerë, si dhe mjete të shumta vjedhjeje, radio dhe një thikë me teh 17 centimetra. 43-vjeçari u arrestua për tentativë grabitjeje, si dhe u referua për marrjen e mallrave të vjedhura, mbajtje pa leje të thikës dhe shkelje të rregullave të emigracionit. Gjithashtu, pas një kontrolli personal, atij iu gjetën 2060 euro.
Po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe identifikimin e pronarëve legjitimë të mallrave që iu gjetën në makinë. I arrestuari është shoqëruar nga karabinierët për në burgun e Monzës.



EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >
Plas SHERRI në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona dhe gruaja shtatzënë
Historia e plotë >

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet



EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >
Plas SHERRI në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona dhe gruaja shtatzënë
Historia e plotë >