Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tentativa për vrasje e ish-të dashurës/ Flet motra e studentes për të riun shqiptar: Ishte njeri i tmerrshëm

Tentativa për vrasje e ish-të dashurës/ Flet motra e studentes

Georgia Kaltsouni, një studente 21-vjeçare, e cila i shpëtoi mrekullisht sulmit të ish të dashurit shqiptar, në një parkim pranë stacionit të metrosë Torino, pritet që ditën e nesërme të lërë njësinë e kujdesit intensiv.  Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari 27-vjeçar, Jetmir Kurtsmajlaj u arrestua nga karabinierët me akuzën e tentativës për vrasje.

Motra e saj ka thënë se shqiptari ishte një njeri i rrezikshëm dhe se ai i kishte thënë gjëra të tmerrshme dhe gjyshes së tyre. Po ashtu, ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka kërcënuar dhe më parë në Instagram se do ta vriste. Fakt ky që është konfirmuar dhe nga autoritetet.

“Ai ishte i rrezikshëm, madje i tha gjëra të këqija gjyshes sonë në Greqi. Ai më tha në një mesazh se ishte me të, duke zbuluar pikën ku u takuan të dielën pasdite. Në orën 5 pasdite ai tha se gjithçka ishte në rregull dhe do të më telefononte më vonë. Pasdite vonë, policia erdhi në shtëpinë time dhe më tha që motra ime ishte plagosur rëndë në spital. Nuk e kam parë kurrë autorin e krimit, nuk e di se si janë takuar. Sidoqoftë, unë e di që ai ishte bërë tmerrësisht i rrezikshëm. Ai e kërcënoi atë në Instagram, i shkroi asaj se do ta lëndonte dhe do ta vriste. Unë i thashë motrës që ta denonconte në polici, sepse dikush si ai nuk mund të lirohej. Dukej se ai ishte i bindur, por ajo nuk e bëri,”-ka thënë motra e 21-vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Jetmir Kurtsmajlaj 27-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë ish-të dashurën e tij Georgia Kaltsouni 21 vjeç në bark dhe në gjoks. Vajza është dërguar në spital dhe është vendosur nën kujdesin intesiv. Ndërsa shqiptari është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore