
Temperaturat arrijnë 20 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar MBETET në mbziotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, KU pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Veriperëndimore. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, POR më të fokusura reshjet pritet të jenë në zonat Veriore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kosova në pjesën më të madhe të saj do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU pritet të ketë vranësira të shumta dhe intervale të pakta me kthjellime. Vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme në Perëndim të vendit duke gjeneruar reshje të pakta.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriperëndimore. Por në orët në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht, duke bërë që në perëndim të MV të krijojnë mundësi për reshjet të izoluara shiu.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e Evropës qendrore dhe pjesërisht Ballkani qendror do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Gjithashtu prej disa ditësh Skandinavia dhe Evropa Lindore ndodhen në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




