
“Të tmerruar nga lajmet e fundit në Shqipëri”, Unioni Evropian i Kontrolluesve Ajrorë reagon pas arrestimeve
Pas arrestimit të tre kontrollorëve të “Albcontrol”, ka reaguar Unioni Evropian i Kontrolluesve Ajrorë. Në deklaratën për media, ATCEUC është shprehur se janë të tmerruar nga lajmet më të fundit në Shqipëri.
Në reagimin e bërë nga Unioni Evropian i Kontrolluesve Ajrorë thuhet se “në një vend që aspiron të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian është e papranueshme që punonjës jetësorë siç mund të jenë kontrolluesit e trafikut ajror, arrestohen”.
Në të njëjtën kohë, Unioni shton se është e papranueshme që të arrestohen punonjës vetëm se kanë kryer detyrat e tyre në “përputhje me rregulloret e BE-së apo për transmetimin e shqetësimeve të tyre publikisht kur punëdhënësi i tyre nuk pranoi të dëgjonte ose të angazhohej me ta, një punëdhënës që është përfundimisht përgjegjës për sigurinë e udhëtarëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.”
Albcontrol, shton ATCEUC ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve të tyre deri në 70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësojnë punonjësit.
“Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshje kolektive të përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë, duke vendosur punonjësit e saj nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë në mes të një krize globale. Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për një të ardhme të ndritur të re si anëtar i BE-së, kur është reagimi i tij ndaj punëtorëve që ndjekin të drejtat e tyre themelore për të vepruar në një mënyrë të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ketë qenë varrosur, dhe arreston ata që e kundërshtojnë?”
Unioni Evropian i Kontrolluesve Ajrorë i bën thirrje autoriteteve që të respektojnë jo vetëm rregulloret e BE, por edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra e të përqafojnë plotësisht të drejtat e punonjësve
“ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët shqiptarë dhe është thellësisht i mërzitur nga ky zhvillim dhe i shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që autoritetet shqiptare të lirojnë menjëherë kolegët tanë.”



Sherr në familje, plagos të vëllanë pasi dhunonte fizikisht nënën
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




