Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset vlonjati në shtëpinë e tezes

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset vlonjati në

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna me armë në qytetin e Fierit. Sipas policisë, nga të shtënat është plagosur në banesën e tezes së tij një 50-vjeçar nga Vlora.

Gjithashtu bëhet e ditur se menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore